Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar bashkëshorten e tij, raporton Ekonomia Online.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër/K. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.