Burri nga Prizren ankohet në polici: Gruaja po ushtron dhunë ndaj meje

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje, në Prizren.

Një person është ankuar në polici se në vazhdimësi bashkëshortja e tij është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike.

“Prizren 26.05.2021-02:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj tij”, thuhet në raportin e policisë.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregulltë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme