Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në Obiliq në ora 10:10
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa për çështje sigurie të njëjtit i është konfiskuar arma personale, të cilën e posedonte me leje përkatëse.