Bytqyi: Po bëjmë përpjekje maksimale që të ngrisim cilësinë në arsim

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka marrë pjesë në hapjen e një kampusi American School of Kosova.

Ai tha se ky kampus do të jetë shembull dhe praktikë e mirë për të gjithë të rinjtë që të kenë mundësi që në ambiente shumë moderne, të cilat i kanë vendet e zhvilluara, të marrin edukim dhe arsim të duhur.

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë që të festoj bashkë me nxënës, mësimdhënës e prindër hapjen e një kampusi unik të American School of Kosova, ku falënderova pronarët dhe menaxherët për investimet kaq të mëdha që po i bëjnë në sistemin e edukimit në Kosovë.

Ky kampus do të jetë shembull dhe praktikë e mirë për të gjithë ne dhe të rinjtë tanë kanë mundësi që në ambiente shumë moderne, të cilat i kanë vendet e zhvilluara, të marrin edukim dhe arsim të duhur.

Ne si Ministri e Arsimit jemi duke bërë përpjekje maksimale që të ngrisim cilësinë në arsim dhe shumë përpjekje që po i bëjmë, American School of Kosova i ka qe 16 vite.

American School of Kosova është një vlerë e shtuar për sistemin tonë arsimor dhe falë punës së madhe që është bërë, sot kemi shumë kuadra që kanë dalë nga kjo shkollë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme