Bytyqi dhe Ymeri diskutojnë për arsimimin e fëmijëve shqiptarë që jetojnë në diasporë

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka njofuar se sot ka pritur në takim një delegacion nga Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, të prirë nga kryetari Shukri Ymeri, me të cilët ka biseduar në lidhje me mërgatën shqiptare, në veçanti për arsimimin e fëmijëve shqiptarë që jetojnë në diasporë.

Ai ka shkruar në Facebook se fëmijët shqiptarë në diasporë duhet të ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare në mënyrë që të mos asimilohen.

“Theksova rëndësinë që ka ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare, e po ashtu edhe nevojën e një bashkëpunimi edhe më të madh, në mënyrë që të kyçen sa më shumë fëmijët shqiptarë në mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe të mos vijë deri te asimilimi i gjeneratave të reja”, ka shkruar Bytyqi.

Bytyqi ka përmendur marrëveshjen Kosovë-Shqipëri për kurrikula të përbashkëta për mësimin në gjuhën shqipe në diasporë, si dhe tekstet falas që jepen për fëmijët që ndjekin mësimin plotësues.

“Me delegacionin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar diskutuam edhe mundësinë e organizimit të një shkolle verore për fëmijët e mërgatës gjatë pushimeve verore në Kosovë”, ka shkruar ai.

Image may contain: 6 people, people sitting, table and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme