Bytyqi: Dje VV votoi kundër Kushtetutës, sot me Trustin kundër vullnetit të qytetarëve

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 11:21 | Nga Lirigzona Nuredini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri dhe Albana Bytyqi, në konferencë për media kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me Trustin, raporton Ekonomia Online.

Deputetja Bytyqi është shprehur se sipas informatave brenda Kuvendit, deputetët e VV-së nuk do ta mbështesin këtë nismë, e si rrjedhojë kjo kërkesë e qytetarëve ka pak gjasa që të jetësohet.

Ajo iu ka bërë thirrje deputetëve që ta mbështesin këtë kërkesë.

“Kemi informacione që Trusti nuk kalon dhe ajo që është më e rëndësishme që po iu bëjmë thirrje publike sidomos mazhorancës ta përkrah Trustin. Ajo që është më e rëndësishme është se dje kanë votuar kundër Kushtetutës e sot po votojnë kundër qytetarëve të Kosovës. Opozita është pro Trustit dhe ne po e shohim që mazhoranca kanë dalë me deklaratë që janë kundër”.

“Kemi pasur bisedime mirëpo për shkak të presioneve të Lëvizjes Vetëvendosje ata kanë dalë me një konfirmim të saktë. Votat e opozitës normal që dihet se janë pozitive por mazhoranca e dinë mirë që nuk kalon dhe për këtë arsyeje kemi informacione që Vetëvendosje komplet do të del kundër”, shtoi ajo.

Të ngjashme