Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka shprehur përkushtimin e saj për të dëgjuar dhe përfaqësuar zërin e grave që, sipas saj, kanë bartur dhimbjen, krenarinë dhe sakrificën më të madhe për lirinë e vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Bytyqi ka theksuar se do të jetë pranë grave që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe shoqërinë. “Me respekt të thellë dhe përulje, do të dëgjoj zërin e grave që mbajnë mbi supe dhimbjen, krenarinë dhe sakrificën më të madhe për lirinë tonë”, ka shkruar ajo.
Ajo ka shtuar se angazhimi i saj do të jetë i vazhdueshëm dhe me përgjegjësi, duke theksuar mbështetjen e plotë për këto gra. “Në krah të tyre, me zemër dhe me përgjegjësi do të jem gjithmonë”, ka deklaruar kandidatja e AAK-së.