Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se arsimi cilësor, çelës për t’u përballur me ekstremizmin e radikalizmin online.
Prandaj sipas tij, MAShT ka marrë disa hapa për parandalimin e kësaj dukurie, siç janë trajnimi i prindërve, trajnim i mësimdhënësve për shmangeni e asaj dukurie, raporton Ekonomia Online.
“Me këtë dukuri nuk ka mbetur pa u prekur edhe Kosova. Ne jemi dëshmitar që fëmijët anë e mbanë botës shpenzojnë një kohë të gjatë që përdorimin internetin që shkaktojnë dëm edhe në përgatitje e tyre. Kjo dukuri po sjell të gjetura negative ku fëmijët nuk janë të vetëdijshëm. Edukimi është rëndësishme për parandalimin e radikalizmit. Krahasuar me dy vitet paraprake jemi në një gjendje më të mirë. Kërkoj të na ndihmoni të gjithë që këto dukuri negative ti minimizojmë”.
Sipas tij, për parandalimin e kësaj dukurie Qeveria ka miratuar strategjinë për ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin për vitet 2015-2020.
“Qëndrimi në internet të ekspozohen para pamjeve që nuk janë të përshtatshme për edukimin e tyre, i gjithë ky rrezik po sjell një pasiguri është jo e lehtë të kontrollohet sepse fëmijët tanë nuk janë të vetëdijshëm për formën që i kanosen nga përdorimi i internetit. Për parandalimin e këtyre qeveria ka miratuar strategjinë për ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin për vitet 2015-2020”.