Bytyqi: Jemi duke hartuar projektligjin për shkollimin e hershëm

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 12:57 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka organizuar tryezën me temën “Rëndësia e organizimit dhe sfidat në edukimin parashkollor”. Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, i cili tha se ministria që drejton ka prioritet sistemin parashkollor, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se objektivat kyqe të MASHT-it janë gjithpërfshirja dhe krijimi i kushteve të barabarta për fëmijët.

Bytyqi bëri të ditur se janë në fazën e draftimit të projektligjit për shkollimin e hershëm.

“Ky debat i shërben ngritjes së cilësisë në arsim. Kategoria e parashkollorëve është shumë e rëndësishme. MAShT-i ka pritotitet edhe sistemin parashkollor që të kemi gjithpërfshirje. Të garantojmë sistem parashkollor me standarde evropiane. Po tentohet të krijohet formë legjislative. Prioritet e kemi formen e edukimit, kujdesin shëndetësor. Parashihen objektiva kyqe dhe ato janë gjithpërfshirja dhe krijimin e kushteve të barabarta qe të mos ketë diskriminin. Kjo kërkon kapacitete shtesë. Pastaj ngritjen e vetëdijes për investime në shkollomin e hershëm të fëmijëve”, tha Bytyqi.

“Jemi në fazën e draftimit të projektligjit për shkollimin e hershëm. Kemi prioritet edhe trajnimin e stafit. Për ketë vit kemi planifikuar të kemi trajnime për rreth 100 edukatorë. Këto angazhime kanë qellim që edukimi parashkollor të ofroj edukim te barabartë për fëmijët, në mënyra që ata të jenë të gatshëm për jetën e tyre. Shpresojmë që në bashkëpunim me akterët të na ndihmoni që ta krijojmë një sistem të mirëfillt arsimor”.

Kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi, tha se gjendja në arsimin parashkollor nuk është në gjendje të mirë.

“Jemi të vetëdijshëm se edukimi fillor ka ndikim të madh në zhvillimin e fëmijëve. Është një raport brengosës që duhet ta përmendim, raporti i progresit i vitit 2010. Asnjë çerdhe private dhe publike nuk i ka plotësuar kushtet. Jemi dëshmitar se nuk ka ndodhur ndonjë revolucion. Është me rendësi t’i identifikojmë problemet dhe të nxjerrim rekomandime. Gjendja fizike e çerdheve në masë të madhe nuk i plotëson kushtet për aktivitete. Problem është mungesa e trajnimeve të eduktaorëve për metodologjinë e mësimit. Lodrat për fëmijë dyshohet qe kanë elemente të dyshuara për shëndetin e fëmijëve, dyshohet se ato elemente janë kancerogjene”, tha Kurteshi.

Halim Hyseni, profesor universitar, tha se gjendja e sistemit të arsimit është aq e rëndë sa e rrezikon të ardhmen e vendit.

“Gjendja e sistemit të arsimit është aq e rëndë sa e rrezikon të ardhmen e vendit. E di që është akuzë por i argumentoj. Edukimi në moshë parashkollore është baza e arsimit. Edukimi parashkollor ka ndikim direkt në sistemet tjera të arsimit. Duhet ndryshuar ligjin për arsimin parauniversitar. Ligji është penguesi kryesor për te bërë ndryshime. Fëmijët që janë në edukimin fillor janë një vit përpara sesa të tjerët. Rezultatet e PISA-s janë tronditëse.  Nuk mund të bëhen ndryshime pa u përcaktuar qëllimi moral, të mirat që i sjell arsimi vendit”, tha Hyseni.

Kurse deputeti Nezir Çoçaj, shprehi si shqetësime përgatitjen e edukatorëve dhe edukimin fillor privat.

Sistemi arsimor ka ngrit shumë standarde. E dijmë që në arsimin parafillor ka sfida, por me këtë qasje nuk mund të ecim përpara. Shpreh shqetësime për përgatitjën profesionale të edukatorëve. Më shqetëson fakti i edukimit fillor privat. Prizreni ska ende institucion publik parafillor. Nuk pajtohem me ministrin që 17 institucione publike ofrojnë trajnim. Republika e Shqipërisë e ka marr çdo dokument të Kosovës, pse ata kanë sukses e ne jo. Ministri i len fajet te Kuvendi. Jemi të gatshëm me ndihmu aq sa kemi fuqi. Kom besu qe deputetët mund të bëjnë”, tha Çoçaj.

Drejtori i Arsimit në komunen e Prishtinës, Jonuz Salihaj, tha se ligji për shkollomim parauniverisar duhet të zbatohet.

“Të zbatohen ato që fliten. Pse po nxjerrni rezoluta, nëse nxirren duhet te krijohet mekanizem për me monitoru. Nuk shkojmë në evropë me mijëra analfabet klasik dhe funksional. Mosha 5-6 thuhet në ligj që është obligativ. Ligji bëhet me u zbatu. Ne kemi thënë se arsimi fillor dhe i mesëm i ulët është obligativ. Përfshirja është me e ulta në evropë  deri në moshën 6 vjeçare. Pikë e dobët është edhe vlerësimi. Institucionet në Prishtinë askush nuk i monitoron, arsimi nuk është biznes, askush nuk i monitoron, kjo është detyrë e ministrisë”, tha Salihaj.

Të ngjashme