Bytyqi: Jemi të përkushtuar të ndërtojmë politika arsimore, dhe t’i zbatojmë ato në praktikë

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, përmes një publikimi në Facebook ka treguar për konferencën e sotme ku prezent ishte edhe udhëheqësi i Zyrës së UNICEF-it Murat Sahin, shkruan EkonomiaOnline.

Bytyqi tutje ka thënë se MAShT po punon për cilësi në arsim, për ndërtimin e politikave arsimore dhe zbatimin e tyre.

Shkrimi i plotë :

Bashkë me udhëheqësin e Zyrës së UNICEF-it në Prishtinë, Murat Sahin, morëm pjesë në konferencën “Gjithë përfshirja në arsim për të gjithë fëmijët“, ku theksuam rëndësinë e gjithë përfshirjes në arsim, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe nevojën e vetëdijesimit të të gjithë akterëve në këtë aspekt.

MAShT është duke punuar shumë për të ofruar arsim cilësor për të gjithë, por ka edhe sfida sa i përket edukimit dhe arsimimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, si kategoria më e ndjeshme e shoqërisë sonë.

Politikat arsimore janë orientuar drejt arsimit gjithëpërfshirës, ku përfshirja nuk shihet vetëm si një tregim nëpër shkolla, por një përvojë e veçantë për fëmijët me nevoja të veçanta, si dhe reformim dhe bashkëpunim i gjithë shoqërisë në ndihmë të kësaj kategorie.

Ne jemi të përkushtuar që, jo vetëm të ndërtojmë politika, por t’i zbatojmë ato në praktikë dhe kjo kategori e veçantë ta ndjejë rëndësinë e këtyre politikave në edukimin e tyre çdo ditë.

Në këtë drejtim, falënderojmë UNICEF-in dhe të gjithë partnerët tjerë, që mbështesin zhvillimin e arsimit në Kosovë, e në veçanti arsimimin dhe edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Të ngjashme