Bytyqi kërkon të gjendet mënyra e vazhdimit të Programit TLP-SP

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim këshilltarin e lartë për edukim në Programin TLP-SP, Edëard Cooper, me të cilin ka biseduar për përkrahjen e madhe që USAID ka dhënë në sistemin e arsimit në Kosovë.

“Prita sot në takim këshilltarin e lartë për edukim në Programin TLP-SP, z. Edëard Cooper, me të cilin kam biseduar për përkrahjen e madhe që USAID ka dhënë në sistemin e arsimit në Kosovë, veçanërisht përmes Programit TLP-SP (Programi i Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet), i cili ka për qëllim të zhvillojë kuadrot udhëheqëse, për të sjellë ndryshime transformuese përmes mundësive për arsimim të avancuar”.

“Kam falënderuar z. Cooper për angazhimin e tij edhe sa i përket organizmit të vizitës në SHBA të anëtarëve të Bordit të Universitetit të Prishtinës, meqë një gjë e tillë ka filluar të japë rezultate në qeverisjen ndryshe të UP-së”.

Bytyqi ka shprehur interesimin që të gjenden mënyra për të vazhduar Programin TLP-SP, duke qenë se ky Program ka dhënë rezultate pozitive në Kosovë.

Të ngjashme