Bytyqi: MAShT-i ka obligim që të krijojë një infrastrukturë ligjore, e cila e lehtëson punën e mësimdhënësve dhe institucioneve

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot ka marrë pjesë në takimin Kolegjiumit të Drejtorëve të DKA-ve, ku është bërë prezantimi i Kornizës Kombëtare të Vlerësimit të Nxënësve.

Bytyqi është shprehur se MAShT-i ka obligim që të krijojë një infrastrukturë ligjore, e cila ua lehtëson punën edhe mësimdhënësve, por edhe institucioneve, që të kenë mundësi ta aplikojnë shumë më lehtë vlerësimin e nxënësve.

Postimi i plotë:

Sot mora pjesë në takimin e Kolegjiumit të Drejtorëve të DKA-ve, ku është bërë prezantimi i Kornizës Kombëtare të Vlerësimit të Nxënësve. Theksova rëndësinë e madhe që ka ky dokument, pasi që vlerësimi është i rëndësishëm për çdo sektor, e sidomos kur bëhet fjalë për vlerësimin e nxënësve.

MAShT-i ka obligim që të krijojë një infrastrukturë ligjore, e cila ua lehtëson punën edhe mësimdhënësve, por edhe institucioneve, që të kenë mundësi ta aplikojnë shumë më lehtë vlerësimin e nxënësve.

Ka pasur disa lloje të vlerësimeve dhe kjo ka qenë edhe arsyeja e hartimit të Kornizës Kombëtare të Vlerësimit të Nxënësve, e cila bazamentin e ka në Kurrikulë, në Ligjin për Arsimin Parauniversitar dhe në Udhëzimin Administrativ që rregullon këtë çështje.

Në këtë takim, theksova se vlerësimi duhet t’i ketë dy role kryesore; ta vlerësojë sistemin arsimor parauniversitar, në mënyrë që të merren masa për zhvillim, si dhe vlerësimi të jetë i përgjithshëm dhe i barabartë për të gjithë nxënësit. Për të qenë i barabartë vlerësimi, padyshim që mësimdhënësit tanë duhet të kenë një kredibilitet dhe një etikë të lartë të punës.

Image may contain: 3 people, people sitting, people eating, table and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme