Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi pritet të mbledhë në ora 15:00 në një takim urgjent Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për të shikuar mundësinë që sot ose nesër të mbahet mbledhja konstituive e Këshillit.
Në mbledhjen konstituive pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetari i KSHC-së që nënkupton edhe funksionalizimin e AKA-së pas gati 7 muajsh.
Ministri Bytyqi i ka thënë Kohës Ditore se këtë hap urgjent po e ndërmarrin pasi që të enjten Asambleja e Përgjithshme e ENQA-s do të marrë vendim për ta përjashtuar ose jo Agjencinë e Kosovës për Akreditim.