Bytyqi mirëpret miratimin e Projektligjit për mësimdhënësit të viteve 90-ta

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi,  përmes një publikimi në Facebook, ka bërë të ditur miratimin e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës tw viteve 1990/99.

“Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës 1990/99, sapo u miratua në Kuvendin e Kosovës”, Ky është kurorëzimi i shumë përpjekjeve që kemi bërë për këtë Ligj dhe kjo më bën të lumtur pafund, ka shkruar Bytyqi.

Tutje ministri Bytyqi është zotuar për mbështetje të mëtutjeshme për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

“Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për mësimdhënësit tanë, të cilët janë heronjtë e atyre viteve më të vështira për Kosovën.

Do të bëjmë edhe shumë më shumë, sepse mësimdhënësit janë, po ashtu, heronjtë e të sotmes dhe të ardhmes tonë”, shkruan EkonomiaOnline.


Të ngjashme