Bytyqi: Mos ta përziejmë politikën me arsimin, jam zotuar për depolitizim të sistemit arsimor

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 14:01 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën po debatohet për gjendjen në arsim, ka thënë se nëse duhet bërë reforma dhe zhvillim në arsim atëherë në këtë drejtim nuk duhet përzier politika, raporton Ekonomia Online.

“Ajo që nuk e bën të vlefshëm debatin nëse e orientojmë për luftë politike dhe ta shigjetojmë arsimin me argumente, pa argumente. Nëse jemi që arsimin ta zhvillojmë në standard çfarë ka nevojë në Kosovë, duhet ta largojmë politikën.  Sa ka problematikë sistemi arsimor nuk është që e dimë sot. Nisma e ka ditë që kur e ka marrë përgjegjësi me udhëheqë MAShT-in”, tha ai.

Bytqyi para deputetëve ka treguar se për një vit sa është në pushtet nuk mund të adresohen të gjitha problemet me të cilat përballet arsimit, pasi sipas tij kjo gjendje është e krijuar me vite të tëra.

“Përgjegjësinë e parë e kam marrë unë si ministër. I kam lënë të gjitha obligimet që kam pasë jashtë ministrisë me arsyen që t’iu përkushtohemi sistemit arsimor që t’i përmirësojmë gjerat. Nëse mendohet që brenda një viti do adresohen të gjitha problematikat është më tepër se iluzion. Nëse mendohet se për një vit e gjysmë gjërat që janë adresuar në sistemin arsimor kjo nuk është e mundur. Veprimet tona kanë qenë të menjëhershme nga ato emergjente deri te ato që janë planifikime afatgjata. Ajo që kemi bë në përgjegjësinë tonë është më mirë që informatat të merren në mënyrë zyrtare se në mënyrë jozyrtare. Kemi raportuar te Komisioni Parlamentar, çdo tre muaj”, tha Bytyqi, raporton EO.

Ai ka treguar për vendimet që ka marrë si ministër që nga ardhja në krye të MAShT-it.

“Së pari nga zhurma e madhe dhe parregullsitë me publikimet me revistat e dyshimta ne vendosën një rregull. E bëmë një udhëzim administrativ. Çka ndodhi, një zhurmë e paparë, ishim të vetëdijshëm sepse po vendosnim rregull sot vetë Universiteti çoi kërkesë te MAShT-i, a bën t’i forcojmë kriteret për publikimet më shumë dhe kjo është pozitive. Brenda universiteteve, kanë hise të gjitha partitë e më pak Nisma. Nuk mundet MAShT-i të ndërhyjë brenda organizimit akademik brenda Universitetit”, tha ai.  

Bytyqi ka mohuar të ketë deklaruar se ndonjëherë ka kërkuar mbylljen e Universiteteve Publike.

Ai tha se kërkesat e tij kanë qenë për profilizim.

“Në asnjë moment nuk kam deklaruar për mbylljen e Universiteteve Publike, kemi qenë për profilizim. Për herë të parë ka filluar matja e performancës së mësimdhënësve. Jemi zotuar për depolitizim të sistemit arsimor.  Është theksuar se kemi problematikë me tekstet shkollore, nuk kemi mundur për një kohë të shkurtë të bëjmë tekste të reja. Do të kemi tekste të reja që nga ekspertë vlerësohen se janë në përputhje me kurrikulën”, tha Bytyqi, raporton EO.

Të ngjashme