Bytyqi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesen e World Vision në Kosovë Eljona Elmazi

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Bytyqi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesen e World Vision në Kosovë Eljona Elmazi.

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, përmes një publikimi në Facebook ka treguar për takimin e tij me përfaqësuesen e World Vision International në Kosovë Eljona Elmazi, shkruan EkonomiaOnline.

Bytyqi tha se kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi cila ka për qëllim të rrisë rezultatet e të nxënit te fëmijët dhe të rinjtë e moshës 3 deri 18 vjeç.

Shkrimi i plotë:

Bashkë me përfaqësuesen e Ëorld Vision International në Kosovë, znj. Eljona Elmazi, kemi nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila ka për qëllim të rrisë rezultatet e të nxënit te fëmijët dhe të rinjtë e moshës 3 deri 18 vjeç, me fokus të veçantë gjithëpërfshirjen në arsim të fëmijëve me nevoja të veçanta, viktima të dhunës, neglizhimit, viktima të trafikimit, në situatë rruge, të pa regjistruar në gjendjen civile, të rikthyer nga emigracioni, si dhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse brenda dhe jashtë shkollës.

Kjo Marrëveshje shpreh vullnetin e dyanshëm për të bashkëpunuar, ashtu siç kemi pasur bashkëpunim të mirë deri tani. Uroj që projekti të fillojë mbarë dhe të sjellë rezultate pozitive për shkollat tona.

MAShT do të mbështesë bashkëpunimin në mes të Drejtorive të Arsimit në Komuna dhe institucioneve tjera në varësi të Ministrisë për të gjitha projektet e Ëorld Vision, të cilat zbatohen në shkollat tona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme