Bytyqi: Nevojitet angazhimi i të gjithëve për një arsim sa më të mirë

Gjakovë | 22 Gus 2018 | 19:31 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se angazhimi i të gjithëve është më se i nevojshëm për të pasur një arsim sa më të mirë në Kosovë.

“Ne duhet të angazhohemi që të krijojmë ambiente të dëshirueshme për nxënësit, që ata të shkojnë me vullnet në shkollë dhe të marrin njohurit dhe shkathtësitë e duhura për jetën”, tha ministri.

Kreu i MAShT-së i bëri komentet gjatë një vizite në Qendrën Mësimore në shkollën fillore “Zef Lush Marku”, në Gjakovë.

Byqyri më herët vizitoi edhe Qendrën e Komunitetit (jashtëshkollore) të implementuar nga “Bethany Christian Services”, në Brekoc të komunës së Gjakovës. Në këtë vizitë merrnin pjesë dhe Christian Heldt, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, Ardian Gjini, kryetar i Komunës së Gjakovës dhe përfaqësues të GIZ-it në Kosovë.

Ministri Bytyqi me këtë rast ka theksuar se, MAShT dhe partnerët të cilët e përkrahin arsimin në Kosovë, sikur që është organizata gjermane GIZ, po bëjnë një punë të madhe në angazhimin e të rinjve dhe krijimin e kushteve sa më të mira për një edukim cilësorë dhe të barabartë për çdo ri.

Në shkollën “Zef Lush Marku” është mbajtur edhe një tryezë e rrumbullakët, në të cilën ishin prezentë mësimdhënës të kësaj shkolle, prindër dhe përfaqësues të komuniteteve.

Në këtë tryezë u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohet kjo Qendër, zhvillimin e procesit të edukimit dhe rëndësinë që ka mbështetja e fëmijëve të komunitetit nga kjo Qendër në aspektin e të mësuarit dhe vetëdijesimit për nevojën e shkollimit, si dhe ndikimin në parandalimin e braktisjes së shkollës.

Ministri Bytyqi me këtë rast u shpreh se, kjo dëshmon se angazhimi i të gjithëve është më se i nevojshëm për të pasur një arsim sa më të mirë. “Ne duhet të angazhohemi që të krijojmë ambiente të dëshirueshme për nxënësit, që ata të shkojnë me vullnet në shkollë dhe të marrin njohurit dhe shkathtësitë e duhura për jetën”, tha ministri.

Ndërsa, në konferencën për media, ministri Bytyqi tha se, pas vizitës në dy Qendra Mësimore pamë sfidat me të cilat ballafaqohen ato në zhvillimin e procesit të edukimit dhe me këtë rast ka falënderuar qeverinë gjermane dhe GIZ-in për mbështetjen që po i bëjnë sistemit të arsimit, përmes projekteve të ndryshme.

Të ngjashme