Bytyqi: Njohja mes fëmijëve tanë është mundësi e mirë drejt të ardhmes evropiane

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, është shprehur i lumtur pas takimit me nxënësit nga Shtutgardi i Gjermanisë.

“U ndjeva jashtëzakonisht mirë gjatë takimit me nxënës dhe mësimdhënës nga Shtutgardi i Gjermanisë, e që sot vizituan MAShT-in.

Nxënësit gjermanë kanë ardhë në Kosovë si pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim të shkollave të Kosovës me ato të Shtutgardit, projekt i filluar që në vitin 2013.

Kjo është mënyra më e mirë e njohjes së kulturës, traditës, arsimit dhe mënyrës së të jetuarit në Kosovë dhe Gjermani, aq më tepër kur këta nxënës po qëndrojnë në familje kosovare bashkë me moshatarët e tyre të shkollave në Kosovë.

Njohja dhe krijimi i miqësive mes fëmijëve dhe të rinjve tanë është një nga mundësitë më të mira të rrugëtimit të përbashkët drejt së ardhmes si një familje e vetme evropiane”.

Të ngjashme