Bytyqi: Nuk kemi vërejtje nga qendrat korrektuese për librat

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 12:26 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi iu është përgjigjur pyetjeve parlamentare nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Rreth materialeve shkollore në qendrat korrektuese të Kosovës, Bytyqi tha se Ministria e Arsimit ka kryer obligimet që ka pasur me ndarjen e librave, sipas tij, janë marrë të gjitha masat, raporton Ekonomia Online.

“MAShT e kemi kryer obligimet tona, ka pas probleme në fillim në qendrën korrektuese në Lipjan ndaj të miturve ka pas probleme rreth materialit shkollor dhe mësimdhënësit por pas kësaj kemi marr masa dhe në dhjetor 2017 kemi miratuar udhëzimin administrativ për qendrën korrektuese në Lipjan dhe qendra tjera ku e rregullon edukimin e fëmijëve në qendra korrektuese”, tha Bytyqi.

Bytyqi shtoi se nga momenti kur është miratuar udhëzimi administrativ ne nuk kemi marr më asnjë vërejtje nga qendrat korrektuese.

Ministri i Arsimit foli edhe për braktisjen e shkollës nga ana e fëmijëve.

“Në shkolla jemi duke i informuar me kohë dhe me i vetëdijesuar nxënësit se cilat janë rreziqet lënia e hershme e fëmijëve”, tha Bytyqi.

DREJTPËRDREJT – Kuvendi mban seancë plenare, në të cilën shqyrton për herë të parë Projektligjin mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019. Në rend dite janë dhe tri projektligje të tjera: Ndryshim-plotësimi i Ligjit për Këshillin Ekonomik-Social; Projektligji për Produktet Biocide dhe Projektligji për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit

Gepostet von EkonomiaOnline am Donnerstag, 6. Dezember 2018

Të ngjashme