Bytyqi optimist se rezultatet e testit të maturës do të jenë më të mira sivjet

Gjilan | 28 Maj 2018 | 13:29 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka vizituar qendrën e testimit në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Gjilan për të parë nga afër zhvillimin e testit të maturës.

Bytyqi nga këtu u shpreh optimist se rezultatet e testit të maturës do të jenë më të mira sivjet, raporton Ekonomia Online.

“Morëm informacionet nga drejtori i DKA-së, gjërat po shkojnë mirë ashtu edhe siç kemi planifikuar të jetë një mbarëvajtje e mirë dhe menaxhim i mirë i testit, shpresoj që rezultatet të jenë reale ato të cilat janë dhe kjo na lë me kuptua se kur bashkëpunojmë me nivelin lokal gjithsesi gjërat lëvizin për së mbari dhe menaxhimi është shumë më i thjeshtë”.

“Vërtetë presim rezultate të mira, siç na tha kryetari Gjilani është dalluar me rezultate të mira në test, shpresojmë që në gjithë Kosovën te kemi rezultate të mira, shpresojmë që këto rezultate të jenë reale”.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se të gjitha përgatitjet e nevojshme për organizimin e testin janë bërë me kohë dhe se nuk është lajmëruar asnjë incident.

Sipas tij, Gjilani dy vitet e fundit mbete komuna me mesataren në testin e maturës, raporton EO.

“Ne përmes drejtorisë së Arsimit kemi marrë të gjitha veprimet organizative dhe logjistike në mbarëvajtjen e këtij procesi i cili ka filluar zakonisht mirë, nuk është lajmëruar asnjë incident të vogël  deri më tash po mendoj ndonjë kopje apo fotografim të testit që ka dal jashtë klasave që tregon për një menaxhim të mirë dhe në dy vitet e fundit jemi komuna më e mirë me mesare në testin e maturës, ne shpresojmë të ruajmë këtë kulturë pune, interesi jonë i vetëm është vlerësimi real”.

Para se të vijë në Gjilan ministri Bytyqi ishte në Ferizaj, ku foli për shpërndarjen e testeve në rrjetet sociale. Sipas tij, janë marrë të gjitha masat me organet kompetente dhe se kjo nuk do të ndikojë në rezultate.

Të ngjashme