Bytyqi pret në takim homologun e tij nga Maqedonia

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, Arbër Ademi me bashkëpunëtorë, me të cilët biseduam për bashkëpunimin në arsim mes dy vendeve.

“Theksova se ka pasur një bashkëpunim të mirë në fushën e arsimit mes Kosovës dhe Maqedonisë, por se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tutje në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsim për të dyja vendet,” është shprehur Bytyqi.

Me ministrin Ademi, thotë të ketë folur edhe për proceset që janë duke u zhvilluar në të gjitha nivelet e arsimit dhe për planet që kanë të dy ministritë e Arsimit për ta përmirësuar cilësinë, në mënyrë që t’iu ofrohet fëmijëve dhe të rinjve një arsim sa më i avancuar.

“Po ashtu, biseduam edhe për krijimin e mundësive më të mëdha të lëvizjes së nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve me qëllim të shkëmbimit të përvojave, por edhe për bashkëpunim më të madh në projekte shkencore,” shkruan më tutje ministrit Bytyqi në Facebook.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme