Bytyqi: Rezultatet e Testit të Maturës jo të kënaqshme, por reale

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 13:31 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), në një konferencë për medie, ka publikuar rezultatet e Maturës Shtetërore 2018.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se rezultatet e testit nuk janë shumë të kënaqshme, mirëpo janë reale, raporton Ekonomia Online.

“Sot kemi marrë rezultatin e testit të arritshmërisë. Kemi përfunduar të gjitha të dhënat. Synimi ynë ka qenë që të kemi një mbarëvajtje të mirë testit dhe rezultate të sakta. Nga rezultatet që na kanë ardhur rezulton që kalueshmëria është 73.3% për nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, 88,7% për ata që ndjekin gjuhën boshnjake dhe 56,6% për nxënësit që mësojnë turqisht”.

“Ajo çka ka qenë sukses është se testi është shumë më real sesa i viteve të kaluara. Tani jemi në fazën e përgatitjes së testit që do të mbahet në muajin gusht”.

“Për shkak të disa shkeljeve janë larguar 8 administratorë dhe kanë humbur të drejtën që të administrojnë në testet e ardhshme të maturës”, ka bërë të ditur Bytyqi.

Të ngjashme