Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka njoftuar për ditën e 10-të të grevës në institucionet e arsimit. Në komunikatën për media bëhet e ditur se përfaqësuesit e SAShK-ut kanë pasur një takim me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.
SBAShK-u njofton se me Bytyqin kanë debatuar për gjendjen aktuale në sistemin arsimor.
“Ai është deklaruar se do të angazhohet që në të ardhmen koeficientet të ngritën, pasi të jetë bërë përformanca dhe gradimi i punëtorëve të arsimit, por nuk ka dhënë ndonjë zgjidhje për koeficientët aktual të cilët mbeten shumë të ulët në sektorin e arsimit ku për këtë propozim është biseduar me kryetaret komunal të Sindikatave edhe me anëtaret e Këshillit Drejtues te SBAShK-ut të cilët me këmbëngulësi kërkojnë që koeficienti aktual të rritet sipas kërkesave e aq më tepër duke pasur parasysh që koeficientet edhe nëse mbeten deri ne 10 është përsëri koeficienti i arsimi në fund te tabelës”, shkruhet në komunikatë.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë Këshillit Qendror Grevist janë shprehur se është momenti i fundit që duhet bërë zgjidhje për ngritjen së paku të 30% të koeficientëve për tërë sektorin e arsimit, nga çerdhet deri në universitete në Projektligjin e pagave, dhe pasi të bëhet kjo zgjidhje, atëherë mund të flitet se çfarë do të bëhet në sistemin arsimor në të ardhmen.
SBAShK-u i ka dërguar edhe një herë letër komisionit të arsimit ku kanë kërkuar të mos të lejojnë që dikujt në këtë Ligj ti rritet koeficienti për 70% e dikujt 8%, sepse me këtë ngritjen e fundit që është propozuar për arsim ngritja e koeficientit është nga 8% deri në 10%.