Bytyqi: Studentë, edhe një mundësi e mirë për studime në Itali

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 17:37 | Nga Ekonomia Online
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka dhënë një lajm të mriz për studentët kosovarë. Ai ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Universitetin e Camerinos në Itali, për ndarjen e bursave për studentët e Kosovës, të ciëlt do të kenë mundësi të ndjekim studimet në këtë universitet. Ky është njoftimi i plotë i ministrit Bytyqi: Sot kam takuar z. Claudio Pettinari, rektor i Universitetit të Camerinos, universitet ky i themeluar në vitin 1933. Bashkë me rektorin Pettinari kemi nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universitetit të Camerinos. Kjo marrëveshje parasheh ndarjen e bursave për studentët nga Kosova, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet në Universitetin e Camerinos, si dhe mundësi tjera të bashkëpunimit në arsimin e lartë. Falënderova rektorin Pettinari për gatishmërinë e tij për këtë bashkëpunim konkret, gjithashtu edhe konsullin tonë në Romë, z. Arben Muhameti, si dhe gjithë komunitetin shqiptar në Itali, që me shumë mund po bëjnë më të mirën për një arsim më cilësor për të rinjtë tanë.

Të ngjashme