Bytyqi thotë se orët do të kompensohen edhe pa mbështetjen e SBAShK-ut

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 13:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi tha se orët e humbur gjatë grevës do të kompensohen, raporton Ekonomia Online.

Bytyqi pas takimit në mes MAShT-it, SBAShK-ut dhe DKA-ve për kompensimin e orëve të humbura, tha se orët do të kompensohen pavarësisht kundërshtimit të SBAShK-ut.

Sipas tij, DKAT-të janë të gatshëm të marrin obligimin për gjetjen e mundësisë më të mira për formën e zëvendësimit të orëve.

“Me SBAShK-un kemi qenë të hapur me diskutuar në çfarëdo lloj forme vazhdojnë të qëndrojnë të ngurte vetëm me kërkesat e tyre nuk ishin të gatshëm me qenë pjesë e zgjidhjes së problemit. DKAT-të janë të gatshëm me marr obligimin dhe me gjet mundësitë më të mira për formën e zëvendësimit të orëve”.

“Ishte një takim i gjatë me shumë diskutime, por përfundimi është që në pajtim me gjithë DKA të zbatohet udhëzimi administrativ që të plotësohet normativi i kalendarit shkollor tash e tutje secili drejtor i DKA në bashkëpunim me kryetarin e komunës do tentojnë të gjejnë formën më të mirë të zëvendësimit të orëve dhe pastaj do na informojnë neve si ministri me rrjedhat”, tha Bytyqi.

“Vendimi ka pas të bëj me kompensimin e orëve të humbura vazhdon të mbetet në fuqi, vendimi nuk bie në kundërshtim me udhëzimin dhe tani me udhëzim do të kompensohet orët e humbura”.

Kurse Kryetar i kolegjiumit të drejtorëve komunal të Arsimit, Besim Avdimetaj, ka kërkuar nga SBAShK-u të mospengojë zëvendësimin e orëve, raporton EO.

“Ne u pajtuam të respektohet vendimi i ministrit mu zëvendësimi orët e humbura , kërkojmë nga SBAShK-u mos me penguar këtë proces dhe Këshilli i Prindërve të respektoj këtë vendim”.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka lëshuar sallën pas rreth dy orë debati me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive komunale të Arsimit, ku ishte paralajmëruar të arrihej një marrëveshje për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se pas debatit dyorësh nuk është arritur një marrëveshje sepse ministri Shyqyri Bytyqi kërkon që të zëvendësohen të gjitha orët e humbura ndërsa SBASHK-u kërkon që të rritet koeficienti për kolegët e tij dhe atëherë zëvendësohet 1 javë.

Sipas tij, është e pamundur të zëvendësohen të gjitha orët e humbura.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme