Bytyqi uron British Council për vendin e dytë në kuadër të Samitit Digjital

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsmit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, përmes një publikimi në Facebook, ka njoftuar për takimin e tij me përfaqesuesit e British Council.

Tutje Bytyqi  uroi shkollën British Council për vendin e dytë në garën rajonale, në kuadër të Samitit Digjital për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Arsmit Shkencës dhe Teknologjisë, këtë projektë e ka quajtur të rëndësishim në zhvillimin e shkathtësive të mendimit kritikë, shkruan EkonomiaOnline.

” Pata kënaqësinë sot të dëgjoj nga përfaqësuesit e British Council për të arriturat e deritanishme të projektit “Shkollat e shekullit 21”?, i cili ka filluar të implementohet pak kohë me parë në Kosovë, sikur edhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Më gëzoi edhe fakti se Kosova?? ka fituar vendin e dytë ? në garën rajonale, në kuadër të Samitit Digjital për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pra, ky projekt i rëndësishëm, i cili synon të zhvillojë te fëmijët tanë shkathtësi të mendimit kritik, të zgjidhjes së problemeve dhe të kodimit, tashmë ka filluar të japë rezultate”

Të ngjashme