Bytyqi: Vdekja e mësueses Lindita, humbje e madhe për arsimin në përgjithësi

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të mësueses Lindita Preteni, e cila është ndarë nga jeta sot në moshën 24 vjeçare.

Bytyqi tha se humbja e mësuesës Lindita është një humbje e madhe për shkollën ku punonte, komunën dhe arsimin në përgjithësi

Postimi i plotë:

“ Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë shumë të re të mësueses Lindita Preteni, e cila punonte në shkollën “Fazli Grajqevci” në Mitrovicë. Mësuese Lindita, sapo kishte nisur të japë kontributin e saj me përkushtim në arsimimin e gjeneratave të reja, prandaj kjo e shton dhembjen tonë dhe është një humbje e madhe për shkollën ku punonte, komunën dhe arsimin në përgjithësi. Prandaj, në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të saj! ”, ka shkruar ministri në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme