Cakaj kërkon nga Bosnja dhe Hercegovina ta njoh Kosovën

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kërkuar nga Bosnjë e Hercegovina ta njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Cakaj sot ka zhvilluar një vizitë në Bosnje dhe Hercegovina, i cili është takuar me nënkryetaren e Këshillit të Ministrave dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turković.

Ai ka theksuar se ka kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe se ky do ishte një vendim jo vetëm historikisht i drejtë.

Postimi i plotë:

Sot, në vizitë zyrtare në Sarajevë, zhvillova një takim me Nënkryetaren e Këshillit të Ministrave dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, znj. Bisera Turković !

Biseduam për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht nëpërmjet rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe nxitjes së turizmit.

Vlerësuam bashkërisht rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në fushën e ndërlidhjes, transportit, digjitalizimit dhe domosdoshmërinë e përpjekjeve të shtuara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, theksuam se njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina do të ishte një vendim jo vetëm historikisht i drejtë, por edhe skajshmërisht i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë e forcimin e prosperitetit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Në fund, ndamë pikëpamjen e njejtë lidhur me bashkëpunimin e mirë në një varg organizatash ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në dhe UNESCO-n. Gjithashtu, vlen të përmendet mbështetja e Bosnje dhe Hercegovinës për synimin e Shqipërisë për të marrë një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

Të ngjashme