Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, shumë prej kryetarëve të komunave dhe politikat lokale do të mund të përcaktohen nga votat e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.
Ai ka thënë edhe se në mesin e 10 komunave me përqindjen më të lartë të votuesve jashtë vendit në raport me numrin e përgjithshëm, asnjë prej tyre s’janë komuna të “mëdha”.
Këtu ai ka përmendur komunat si Juniku (21.95%), Malisheva (10.59%), Mamusha (8.64%), Hani i Elezit (6.67%), Istogu (5.51%), Dragashi (5.34%), Deçani (5.30%), Kaçaniku (4.15%), Shtimja (3.53%) si dhe Kamenica (3.87%).Nga Cakolli është thënë edhe se në këto komuna por edhe në plot të tjera, numri i votuesve jashtë vendit për këto zgjedhje është më i madh ose i përafërt se diferenca në vota mes dy kandidatëve të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021.