Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të miturve për falsifikim parash

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masë paraburgimi ndaj dy të miturve dhe një të pandehuri për veprën penale, falsifikim i parasë.

“Gjyqtarja e procedurës – Arjeta Gashi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit ashtu që: Të miturve L.Sh., dhe E.M., i ‘u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet nga koha e arrestimit prej datës 02.04.2021, dhe mund të zgjasë deri më datë 02.05.2021, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale falsifikimi i parasë, nga neni 296 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 31 të KPRK-së, në kuptim të nenit 61 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur”, thuhet në njoftimin e tyre.

Komunikata e plotë:

Gjykata cakton masën e sigurisë ndaj dy (2) të miturve, dhe një (1) të pandehuri për veprën penale: falsifikim i parasë
Prizren, 05 prill 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, gjyqtarja e procedurës – Arjeta Gashi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit ashtu që: Të miturve L.Sh., dhe E.M., i ‘u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet nga koha e arrestimit prej datës 02.04.2021, dhe mund të zgjasë deri më datë 02.05.2021, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale falsifikimi i parasë, nga neni 296 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 31 të KPRK-së, në kuptim të nenit 61 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur.
Kurse, lidhur me rastin e njëjtë, Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Xheladin Osmani, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit, dhe ndaj të pandehurit G.M., ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet nga koha e arrestimit prej datës 02.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datë 02.05.2021, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale falsifikimi i parasë, nga neni 296 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 31 të Kodi Penal të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme