Caktohet masa e paraburgimit ndaj tëpandehurit H.K.

Gjilan | 13 Shk 2019 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjilanka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit H. K.

I pandehuri dyshohet se me datë 11.02.2019,në lagjen “Arbëria” në Gjilan, duke përdorur dhunë fizike dhe kërcënime ndaj të dëmtuarit Sh. A., grabit automjetin e tij dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime i pandehuri H. K., ka kryer veprat penale, grabitje dhe kanosje të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme