Caktohet më 3 maj dita e zgjedhjeve të reja në Bolivi

Prishtinë | 04 Jan 2020 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Bolivia do të ketë zgjedhje të reja më 3 maj, ka njoftuar komisioni zgjedhor në këtë shtet. Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen në të njëjtën ditë.

Ato do të organizohen pothuajse shtatë muaj pas zgjedhjeve që i dhanë një mandat të katërt ish-presidentit Evo Morales, por rezultati i të cilave u diskreditua, transmeton KTV.

Një auditim i zgjedhjeve të tetorit të kaluar gjeti parregullsi serioze, duke shkaktuar dorëheqjen e Moralesit dhe përleshje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, që rezultuan me më shumë se 30 të vdekur.

Morales, i cili kishte në pushtet për gati 14 vjet, dha dorëheqje dhe iku në Meksikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme