Call Center – sektor që punëson rreth 30 mijë punëtorë, vlerësohet se ka ende potencial

Prishtinë | 17 Maj 2023 | 10:50 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me organizim të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe ambasadës Gjermane në Kosovë, është mbajtur paneli për Call Center, si mundësi dhe perspektivë për gjermano-folësit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Nora Hasani, kryetare e Odës Ekonomike Gjermane, ka treguar për “Call Center Clean Alliance”, ku ata bashkë më ambasadën kanë krijuar grupin e kompanive të pastra në këtë veprimtari, e cila ka edhe kompani të cilat mashtrojnë tregun gjermano-folës.

“Lidhja me Gjermaninë është shumë e fortë prej shumë kohësh kur kanë shkuar punëtorët shqiptarë atje dhe njohja e gjuhës është një përparësi të madhe. Themelimi i Call Clean Alleance është krijuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Ambasada Gjermane për të bërë diferencimin e kompanive call center që kryejnë shërbime shumë të rëndësishme në tregun gjermano-folës”, tha Hasani.

Kompanitë pjesëmarrëse si “Baruti AG”, “Teleperformance” apo edhe “Kikxxl&Target”, kanë treguar se ata nuk janë vetëm kompani që thirrin në telefon, por kryejnë edhe shërbime tjera, teksa numri i punëtorëve në këtë sektor në Kosovë u tha se është rreth 30 000.

“2011 kemi filluar me 5 kolegë me punuar për tregun gjerman, sot janë 700 kolegë. Japim shërbime në fusha të ndryshme, përveç komunikimit e kemi më të theksuar, punojmë në softuers, energji back-office dhe prokurim. Tash jemi në nivelin kur nuk na mjafton vetëm gjuha, por duhet edhe me pasë një profesionalizëm në një aspekt, varësisht nga projekti. Sot janë 30,000 të punësuar në këtë treg”, tha Artan Bajrami, drejtor i “KiKxxl&Target:, raporton EO.

E Muhamet Veliu nga kompania “Baruti”, ka thënë se kanë qenë të parët që merren me këtë industri. Ai e quajti shumë fitimprurëse për gjermano-folësit, por që kërkoi më shumë kujdes nga kompanitë që mashtrojnë klientë.

Të ngjashme