Çamërie Azemi është pjesë e Partisë Socialdemokrate në sekretariatin qendror dhe është pjesë ë Këshillit Drejtues të kësaj partie.
Azemi është profesoreshë ë gjuhës shqipe me profesion, por që i ka hyrë politikës me qëllim të ndryshimeve në shoqëri.
Ajo do të kandidojë për deputete në koalicionin AAK-PSD më një përvojë në sektorin privat, ku edhe synon të bëjë ndryshime. Ajo vjen nga Podujeva por që jeton prej 5 vitesh në Prishtinë.
Azemi është shprehur pwr EkonomiaOnline se duke i parë padrejtësitë në sektorë të ndryshëm të jetës i ka hyrë garës për deputete për të dhënë kontributin ë saj në shoqëri.
“Shteti ynë ballafaqohet me probleme të shumta. Qytetarët ë Kosovës vazhdojnë të përballen me varfëri të lartë më ekonomi të pazhvilluar dhe në shoqërinë tonë vazhdon të këtë padrejtësi dhe diskriminim ndaj grupeve të ndryshme. Duke i parë të gjitha këto, unë e kam parë të rëndësishëm angazhimin në politikë dhe jam e gatshme të jap kontributin im në këtë drejtim, për këtë arsye kam kandiduar për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit”, thotë ajo.
Azemi thotë se si koalicion kanë një projekt për kthim të dinjitetit të qytetarëve. Ajo shprehet se do të jetë zë i qytetarëve që u mohohen të drejtat.
“Vota në një Republikë parlamentarë është përcaktim se si do të trajtohemi disa vite pasi që të votojmë. Për këtë duhet të votohen njerëz që përfaqësojnë interesin ë përgjithshëm qytetar. Koalicioni AAK-PSD angazhohet për interesin ë përgjithshëm, dhe në këto zgjedhje e prezantojnë një projekt politik që ia kthen shtetit dinjitetin dhe që ka plan konkret për shëndetësi efikase, për arsim cilësor, administratë të pavarur, drejtësi të pavarur dhe barazi e mirëqenie më të lartë. Unë do të jem zë i qytetarëve që ju mohohen të drejtat, punëtorë vëtështypur të keqtrajtuar, grave që çdo ditë përballën më shtypje e pabarazi dhe gjithë atyre qytetarëve që iu duhet përkrahje”, thotë ajo.
Azemi premton që do të jetë zë i fuqishëm i grave në kuvend, dhe do t’i prijë çdo iniciativë që ë përmirëson jetën e tyre në shoqëri.
“Personalisht do të jem zë i gjitha problemeve më të cilat përballën gratë dhe do të jem nismëtare e çdo iniciativë që e përmirëson gjendjen e tyre në shoqëri. Roli i gruas duhet të jetë më i madh në të gjitha sferat e jetës sepse këtu kemi të bëjmë më 50% të popullsisë dhe fatmirësisht kemi gra të arsimuara dhe të cilat mund të jenë shumë të suksesshme”, thotë ajo.
Azemi shprehët e bindur që më vullnet dhe përkushtim të lartë koalicioni AAK-PSD do t’ua kthejë dinjitetin qytetarëve në të gjitha sferat ë jetës.
“Koalicioni AAK- PSD ka dëshmuar se ka njerëz me vullnet dhe përkushtim të lartë, që kanë dije dhe bagazh profesional. Ndërsa qytetarëve do ju kthejmë dinjitetin 100%, në të gjitha sferat ë jetës”, përfundoi ajo.