Capital T poston foto të varrezës masive me trupa të shqiptarëve në Serbi: Shpejt po harroni

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Capital T thotë se historia që harrohet përsëritet.

Reperi Capital T ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, nga një artikull i “Reuters”, shkruan lajmi.net.

Në foto shihet varreza masive me trupa të shqiptarëve të Kosovës në Serbi, ndërsa kujton se shumë shpejt po harrohen këto ngjarje.

“Trupat e viktimave shqiptare nga Kosova gjenden përsëri në varre masive në Serbi. Shumë duhet ta kenë ditur. Familjet në Kosovë presin përgjigje”, thuhet ndër të tjera në atë artikull.

“Shpejt po harroni. E historia qe harrohet perseritet”, janë fjalët e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme