Cardi B reagon ndaj kritikëve të këngës “WAP”: Është për të rriturit

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Cardi B është duke e mbrojtur këngën e saj të fundit.

Reperja, 27 vjeçare, publikoi “WAP” në fillim të këtij muaji dhe debutoi në Nr.1 në Billboard Hot 100, derisa u cilësua si femra që theu rekord me këngën e renditur në vendin e parë në Billboard Hot 100.

Që nga lansimi i saj, kënga, e cila përfshin edhe reperen Megan Thee Stallion nuk u prit mirë nga fansat, kjo për shkak të fjalorit eksplicit dhe paraqitjes së dy këngëtareve.

Pavarësisht ditëve të sotme, Cardi qëndron pranë këngës dhe tani ka folur në mbrojtje të melodisë hip-hop gjatë një paraqitjeje në emisionin radiofonik “Kyle & Jakie O”.

“Njerëzit që i shqetëson kënga janë zakonisht konservatorë ose vërtet fetarë, njerëz fetarë të rremë”, shpjegoi reperja për Daily Mail.

“Jam rritur duke dëgjuar këtë lloj muzike, kështu që për njerëzit e tjerë mund të jetë e çuditshme dhe vulgare, por për mua është pothuajse me të vërtetë normale”, tha ajo.

Si e tillë, ylli shtoi që kënga nuk ishte për qëllim që fëmijët ta dëgjojnë, siç është vajza e saj 2-vjeçare Kulture.

“Jo është si, jo natyrisht, nuk dua që fëmija im ta dëgjoj këtë këngë, por eshtë për të rriturit”, theksoi Cardi

Të ngjashme