Çarshitë- Qendra Ekonomike, Politike dhe Kombëtare

Prishtinë | 23 Tet 2016 | 14:41 | Nga

Kryetar i AKB-së, Agim Shahini po merr pjesë në Manifestimin tradicional  Çarshia- Vlerat kulturore dhe tradita e organizuar nën patronatin e Ministrisë së Financave, Komunës së Çairit, Odës Ekonomike Maqedono- Bullgare, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore me qëllim të promovimit të vlerave kulturore të bashkëjetesës në të gjitha kohërat pavarësisht tranzicioneve.

Kryetari Shahini, tha se Çarshia e Shkupit, Prizrenit dhe e Shkodrës ishin qendra të Ballkanit ku në brendësi të saj ruanin vlerat e qytetërimit dhe bashkëjetesës njëkohësisht ishin qendrat më të mëdha tregtare ku kishin edhe karakter ekonomik, politik, kulturor dhe kombëtar.

Sot këto qendra për çdo ditë po e humbin vlerën si pasojë e moskujdesit institucional dhe planeve të vrazhda të modifikimit të tyre me objekte moderne, tha Shahini

Kurse ministri i ekonomisë në Maqedoni, Driton Kuçi, tha se Qeveria ka planifikuar një buxhet për vitin 2017 rreth 30 milion denar për renovimin e vitrinave në Çarshi që kthen pamjen e dikurshme të Çarshisë së vjetër si ruajtje e traditës.

Kryetari i Odës Ekonomike Maqedono- Bullgare tha se Çarshia e ka mbajt bashkëjetesën kulturore gjatë gjithë këtyre shekujve të kaluar dhe fton institucionet e Maqedonisë për të ruajtur Çarshinë si një aset të veçantë të trashëgimisë kulturore.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore tha se dikur çarshia e vjetër e Shkupit ishte qendër jo vetëm për Maqedoninë por edhe për vendet regjionale dhe më gjerë, kjo fuqi e çarshisë ka humb pasi që pushteti qendror i Maqedonisë nuk po investon njësoj si pjesën tjetër të Shkupit.

Gjatë këtij manifestimi u dhanë disa mirënjohje për zanatlit e vjetër të Çarshisë së Shkupit. U fol edhe për bashkëpunimin e mundur që mund të kenë këto institucione të prodhimtarisë ekonomike.unnamed

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme