Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas i cili aktualisht luan për Porton ka konfirmuar se dëshiron të qëndroj në klub pasi i ka ndihmuar ata në titullin e tyre të parë të ligës në pesë vjet.
Spanjolli u bashkua me gjigantët portugez nga Real Madrid në vitin 2015.
“Unë ende nuk e di të ardhmen time dhe kjo mund të ketë qenë ndeshja e fundit që kam luajtur në Estadio do Dragao, por nuk kam plane për të dal në pension dhe dëshiroj të vazhdoj të luaj futboll”, ka thënë portieri spanjoll.
“Nëse Porto do të më pyes për një rinovim, do të nënshkruaj me kënaqësi”, shtoi Casillas për Diario As.