Rreth 100 milionë qytetarë në Bashkimin Evropian u përballën me rrezikun e varfërisë vitin e kaluar.
Zyra Evropiane e Statistikave ka publikuar të dhëna për qytetarët që jetojnë në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social në vendet e BE-së në vitin 2020.
Sipas kësaj, 21.9 për qind e qytetarëve apo çdo i dyti në BE u përballën me rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social vitin e kaluar ndërsa gjithsej 96.5 milionë qytetarë në vendet e BE-së jetonin në kufirin e varfërisë.
Vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve që jetojnë në kufirin e varfërisë janë Rumania me 35.8 për qind, Bullgaria me 33.6 për qind, Greqia me 27.5 për qind dhe Spanja me 27 për qind.
Ndërsa, vendet me varfërinë më të ulët ose shkallën e përjashtimit social ishin Çekia me 11.5 për qind, Sllovakia me 13.8 për qind, Sllovenia me 14.3 për qind dhe Holanda me 15.8 për qind.
Shkalla e varfërisë në fjalë u regjistrua si 22.5 për qind në Gjermani, 18.9 për qind në Francë dhe 20.4 për qind në Belgjikë.