Çeku e pret në takim alpinisten Uta Ibrahimi, ajo synon ngjitjen e 14 majave të Himalajave

Prishtinë | 16 Tet 2024 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku, të mërkurën ka pritur në takim alpinisten Uta Ibrahimi, e cila ka përfunduar me sukeses ngjitjen e majës Shisha Pangma (8027 m), të 13-ën nga 14 majat më të larta në botë, raporton Ekonomia Online.

Në takim Çeku tha se duhet të punojmë bashkarishtë për mundësitë më të mira rreth sportit dhe nëpërmjet angazhimeve do ta arrijjmë suksesin e Ibrahimit.

“Në raport me angazhimin tënd ne e kemi dit që këtë projekt e ke më kryesorin edhe krejt energjitë e tua, kohën ja ke kushtuar kësaj pune, por kur të shpallim fitoren e madhe si shtet në vitin e ardhshëm vitin e ardhshëm mendoj që bashkarisht duhet me e dhanë një infusion të ri programit të sportit në shkolla sepse unë kështu e shoh të ardhmen, nëse tip o thua që pas 30 viteve ka me mbërri suksesin tënd ndoshta duke u angazhuar ne e mbërrijmë pas 20 viteve, ose pas 15 viteve” është shprehur Çeku.

“Sporti nuk ka të bëjë vetëm me garat e sportit mes shkollave, si basketbolli, futbolli e këto garat e tjera që janë shumë të rëndësishme por kur ta shikojmë në fund as 5% të fëmijëve nuk janë të angazhuar”

Ibrahimaj tregoi se sa është e vështirë alpinizimi për femrat dhe se është krenare kur mendon se ka bërë diqka për flamurin e Kosovës.

“Alpinizmi nuk është sport i lehtë, është një sport I vështirë, çantat Ii kemi 2-3 kilogramë me  bajt gjdo ditë, unë kaloj shumë kohë në ekspëdita dhe disa kohë nëpër fizioterapi për me e shëru trupin edhe me e bo gati për ekspeditën tjetër. Poashtu ushtiet fizike duhet të jemi gjatë gjithë kohës shumë strikt por për djemtë është shumë më lehtë munden me shku në ekspeditë pastaj me u rikthy tek familja, për vajza është ndryshe sepse nuk mundesh me bo kurfar lloj planifikimi familjar, është një sakfrificë sepse kur po mendoj sa vite kanë kaluar po mendoj që të paktën kam bërë diqka për vendim dhe për flamurin e Kosovës”, ka thënë alpinistja Ibrahimi, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme