Çeku e pret sot në takim alpinisten Uta Ibrahimi

Prishtinë | 16 Tet 2024 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do ta presë sot në takim alpinisten Uta Ibrahimi.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Ministri Hajrulla Çeku do të takojë alpinisten Ibrahimi pas suksesit që ka arritur, duke përfunduar ngjitjen e majës Shisha Pangma (8027 m), të 13-ën nga 14 majat më të larta në botë, duke mbetur vetëm një hap larg përmbushjes së sfidës madhore të ngjitjes së 14 majave të Himalajave”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme