Çelaj: Prishtina do të qeveriset nga prishtinasit

Prishtinë | 05 Tet 2017 | 16:25 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, ka takuar zejtarët e Prishtinës.

Pasi ka dëgjuar ankesat e zejtarëve, Çelaj u ka premtuar atyre se në qeverisjen e tij, Prishtina do të udhëhiqet nga prishtinasit e jo nga njerëz të ardhur nga komunat e tjera, raporton Ekonomia Online.

“Kjo që po kërkoni ju është shumë primare dhe po është e vërtet kandidatja për Gjakovën ka qenë drejtoreshë e Arsimit në komunën e Prishtinës, ai i Suharekës ka qenë drejtor i Infrastrukturës. Unë po ju premtoj që ju më besoni me votën e juaj unë do e mundësoj që Prishtina të jetë e qeverisur nga vetë prishtinasit”, ka thënë Çelaj.

Të ngjashme