Certifikohen 111 hetues policorë për përdorimin e Data-bazës për rastet e dhunës në familje

Prishtinë | 08 Dhj 2023 | 15:58 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Ministria e Drejtësisë ka bërë lansimi e tri moduleve të reja të integruara në Data-bazën për evidentimin e rasteve të dhunës në familje”, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu në këtë ngjarje janë shpërndarë edhe certifikata për 111 hetuesit policorë të cilët janë certifikuar për përdorimin e aplikacionit të Data-bazës për evidentimin e rasteve të dhunës në familje.

Ministrja Albulena Haxhiu, tha që kjo Data-bazë është shembull për rajoni edhe vendet e tjera.

Ajo tha se institucionet e tjera janë duke futur të dhënat e tyre në këtë Data-bazë, po që gjykata edhe prokuroria po ka probleme për futjen e të dhënave në të.

Haxhiu shtoi se në këtë Data-bazë bëhet gjenerimi i statistikave në nivel të rasteve të dhunës në familje, gjenerimi i statistikave sipas numrit të vikamave, gjenerimi i statistikave sipas numrit të kryerësve të dhunës në familje e disa të dhëna të tjera.

“Lansimin e moduleve për shërbimin korrektues të Kosovë, shërbimin Sprovues të Kosovës dhe agjencie juridike falas. MD ka filluar zhvillimin e data-bazën në vitin 2011 duke parë si nevojë emergjente. Duke marr parasysh që kjo kërkes del edhe nga Konventa e Stambollit, MD së bashku me UN Ëomen zhvilluan data-bazën. Institucionet e autorizuar në përditësimin e këtij sistemi janë policia, për të cilën dua të falënderoj sepse janë institucioni me korrekt në raport me futjen e të dhënave, qendra për punë sociale, mbrojtësit e viktimave, strehimoret, prokuroria dhe gjykata dhe këta të fundit sigurisht që kemi ende probleme për faktin se ende nuk i fusin të dhënat ashtu sic e kemi nënshkruar marrëveshje e mirëkuptimit. Kjo data-bazë ka krijuar mundësi të veçantë ku gjenerohen statistikat”, tha ajo.

Nuno Queiros, përfaqësues i UNDP-së, tha se këto module do të jenë shumë të rëndësishme.

“Sa po i afrohemi mbylljes së “16 Ditëve kundër Dhunës me Bazë Gjinore” po qëndroj para jush sot me mirënjohje për bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë, së bashku ne kemi krijuar tri modulet e reja të integruara në Databazën për evidentimin e rasteve të dhunës në familje. Teksa vëzhgojmë 16 ditë aktivizim, bëhet e qartë se digjitalizimi arriti të bëjë edhe qeverisjen në mënyrë transparente element ky më i rëndësishëm në një shtet”, tha ai

Arbensh Avjazi, nënkolonel në Policinë e Kosovës, tha se më vendosjen e këtyre tre moduleve është hapur rruga për një shoqëri me të sigurt, raporton EO.

“Trajnimi për data-bzën tregon për përkushtimin, kemi hapur rrugën për një shoqëri më të sigurt. Ky partneritet garanton mbartjen dhe drejtësinë për të gjithë qytetarët. Certifikimi i hetuesve policorë për këtë bazë të dhënash shërben si dëshmi e angazhimit të tyre në luftën kundër dhunës në familje dhe mbështetjen për viktimat”, tha ai.

Albina Stavileci Dallaku, Ekspert i IT-së dhe administratore e Databazës, tha se kjo Databaz do të shërbej në hartimin e politikave më të mira për luftimin e kësaj dukuri, e cila është në harmoni me Konventën e Stambollit.

“Për shkak të mungesë së të dhënave dhe mos koordinimit të mjaftueshme në mesë të akterëve është parë si nevojë shumë urgjente zhvillimi i një Databaze unike që na shërben dhe na ndihmon në hartimin e politikave më të mira për luftimin e kësaj dukurie, gjithmonë në harmoni se si kërkohet me Konventën e Stambollit”, tha ajo.

Të ngjashme