Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje ishte kundër rezultatit zgjedhor të Komunës së Kllokotit, megjithatë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale për 18 komunë që u mbajtën në raundin e dytë, pra më 9 nëntor 2025, raporton Ekonomia Online.
Përveç kësaj në mbledhjen e KQZ-së është miratuar edhe kërkesa për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal, sipas komunave, për zgjedhjet lokale 2025.
Rezultatet u certifikuan për Gjakovën, Gjilanin, Dragashin, Kaçanikun, Klinën, Fushë Kosovën, Mitrovicën e Jugut, Obiliqin, Rahovecin, Pejën, Prishtinën, Prizrenin, Suharekën, Vitinë, Vushtrrinë, Junikun, Mamushën dhe Kllokotin, por jo edhe për Istogun.
Për këtë kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se mund të parashtrohet ndonjë ankesë.
Gjatë kësaj mbledhje të KQZ-Së nga kryesuesi i saj, Kreshnik Radoniqi tha se asambleja komunale e Istogut nuk votohet sot pasi ka ende çështje që mund të parashtrohen ankesa.
“Në Gjakovë fitues i zgjedhjeve është Ardian Gjini me 56.69% të votave, në Gjilan fitues i zgjedhjeve është Alban Hyseni me 61/26% të votave, në Dragash Bexhet Xheladini fitues i zgjedhjeve me 56.19% të votave, në Kaçanik fitues i zgjedhjeve është Sabedin Vishi me 51.19% të votave, në Klinë fitues është i zgjedhjeve është Zenun Elezaj me 58.06%në Fushë-Kosovë fitues është Valon Prebreza me 55,12% të votave, në Mitrovicën e Jugut, Faton Peci me 53.67% në Obiliq fitues i zgjedhjeve është Halil Thaçi me 51.29%të votave, në Rahovecë, Smajl Latifi është fitues i zgjedhjeve me 52.17% të votave në Pejë fitues i zgjedhjeve është Gazmend Muhaxheri me 61/09% të votave në Prishtinë fitues i zgjedhjeve është Përparim Rama me 51.41% të votave, në Prizren fitues i zgjedhjeve është Shaqir Totaj me 53.42% të votave, në Suharekë fitues i zgjedhjeve është Bali Muharremaj me 55.34% të votave”, tha ai.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ-së, Sami Kurteshi doli kundër certifikimit të rezultatit zgjedhor për komunën e Kllokotit.
“Votojmë për të gjitha, por votojmë kundër certifikimit në Kllokot” , tha ai.
Ndërsa rezultatet e 12 tetorit për 20 komuna të tjera ishin certifikuar më parë javë më parë.