Çështja e presidentit, Kurti: Njëherë flas me Vjosa Osmanin, pastaj me opozitën

Prishtinë | 28 Dhj 2025 | 22:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i VV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë njëherë me Vjosa Osmanin, pastaj me opozitën, për çështjen e presidentit.

Adresimi i Kurtit:

Së pari të presim certifikimin nga KQZ. Dhe mëpastaj menjëherë e konstituojmë Kuvendin dhe themelojmë qeverinë. Jam i interesuar për bashkëpunim me opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare, Plani i Rritjes, marrëveshjet me Bankën Botërore.

Bllokadat janë të pamundshme tanimë.

Tepër herët të flasim, sonte do të festojmë. Gëzuar vitin e ri 2026.

Por, natyrisht që nuk do të vonohemi për këtë çësjhtke. Na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për presidentin e ardhshëm. Por, së pari do të bisedoj me presidenten aktuale, që të shohim hapat e ardhshme. Por, dihet që edhe për zgjedhjen e presidentin, na duhen 80 veta në sallë, dhe për këtë na duhet të bisedojmë. Por, ky sështë as hapi i dytë, por i tretë. Por, njëherë certifikimi.

Të ngjashme