Çfarë i ndodh trupit kur jeni i uritur

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Ushqimi është dhe procesi më i rëndësishëm për shëndetin e secilit, të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos harrojmë asnjë vakt të konsumit.

Konsumimi i tij në mënyrën e duhur ju bën të ndiheni më në formë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Të gjithë ata që nuk konsumojnë ushqim për shkak të dietave apo thjesht e anashkalojnë, i shkaktojnë vetes probleme serioze, të cilat sa vine edhe shtohen.

Më poshtë do të njiheni me 5 fakte që lidhen me atë çfarë i ndodh trupi tuaj nëse jeni të uritur:

Lodhje të trurit

Kur jeni të uritur, rezervat e glukozës së trupit tuaj bien. Truri juaj merr shumicën e energjisë nga glukoza, kështu që ju mund të gjeni veten në një mjegull të trurit. Mos u befasoni nëse filloni të ndiheni të hutuar ose të keni probleme në të folur.

Lëvizje të pakontrolluara

Trurit nuk i pëlqen që ju të jeni të uritur. Nëse nuk ka glukozë të mjaftueshme ai fillon të krijojë panik duke ju bërë ju të pavëmendshëm.

Humbisni lëndë ushqyese

Trupi i njeriut ka nevojë në çdo moment për lëndë ushqyese. Nëse dëshironi që organizmi juaj të funksionojë siç duhet, mos shmangni asnjë vakt.

Tkurrja e muskujve

Një gjë tjetër që i ndodh organizmit kur nuk konsumoni ushqim është humbja e masës muskulore. Ato fillojnë të tkurren për shkak të mungesës së lëndëve ushqyese.

Ndjeheni të lodhur

Nëse nuk konsumoni ushqim ju nuk keni energji për të çliruar. Trupi ndihet i lodhur dhe nuk është në gjendje të bëjë asgjë. /mapo.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme