Çfarë ndodhi mes këngëtareve? Si plasi ‘sherri’ mes Tayna-s dhe Dafina Zeqirit

Prishtinë | 05 Jan 2024 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

“Bye Bye” ka qenë projekti muzikor që bashkoi për herë të parë dyshen e njohur, Tayna dhe Dafina Zeqiri, kënga e të cilave arriti një sukses të jashtëzakonshëm.

Mirëpo marrëdhënia e tyre nuk zgjati aq shumë pasi rreth tre vite më parë u përfol për një krisje të marrëdhënies së tyre dhe sipas spekulimeve në atë kohë, shkak për prishjen e miqësisë u përfol se ishte Instagrami, meqenëse artistet nuk komentonin dhe as nuk pëlqenin më postimet e njëra tjetrës. Për më tepër nuk promovonin materialet e reja muzikore të njëra-tjetrës, siç bënin rëndom. Në fund fare, ato madje as nuk ndjekin më njëra tjetrën në Instagram.

Nga ana tjetër, Tayna ka reagua në “Threads”, duke shkruar:

“Të gjithë e dimë kush ka ndihmuar kë në atë kohë. Boll me gënjeshtra, harrojë këtë dhe mos më bëj t’i rikthehem kësaj historie”.

Të ngjashme