Chelsea është i gatshëm të ofrojë disa lojtarë përfshirë Tammy Abraham dhe Kepa Arrizabalaga plus para për Harry Kanen, por frikësohen se Tottenhami nuk do të dëshirojë të bëjë biznes me ta, raporton ESPN.
“Blutë” janë të gatshëm të hyrjnë në garë për 27-vjeçarin së bashku me dy klubet e Manchesterit, Cityn dhe UnitediN.
Harry Kane të hënën u shpreh se dëshiron të largohet nga klubi në fund të këtij edicioni edhe pse ka ende tri vite në kontratë.
Për shërbimet e sulmuesit anglez, Tottenhami kërkon hiç më pak se 175 milionë euro.