Chelsea e monitoron Piatekun

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

“Blues” po planifikojnë ta transferojnë një sulmues për pjesën e dytë të sezonit dhe ata duket se ia kanë vënë syrin futbollistit polak të Milanit

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi për pjesën e dytë të sezonit.

Mediumi britanik “The Telegraph” shkruan se “Blues” së fundmi ia kanë vënë syrin sulmuesit të Milanit, Krzysztof Piatek, përcjell Gazeta Express.

Futbollisti polak është i pakënaqur në San Siro, ku ka përfunduar në bankinë.

Ish-sulmuesi i Genoas dëshiron të luajë në Euro 2020 dhe për këtë, është i interesuar ta kalojë pjesën e dytë të sezonit në një klub ku do të luante në vazhdimësi.

Gjithashtu, interesim për Piatekun ka shfaqur edhe Tottenhami, i cili e do në formë huazimi.

Edhe Manchester United ka shprehur interesim për sulmuesin polak.

Ndërkohë, Chelsea është i interesuar edhe për Edinson Cavanin e Paris Saint-Germainit, të cilin e do të formë huazimi. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme