Chelsea ende mund t’i largojë shtatë lojtarë në orët e fundit të afatit kalimtar

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Kurt Zouma u largua nga Chelsea për në West Ham të premten në mbrëmje pasi kaloi shtatë vjet në Stamford Bridge.

Thomas Tuchel ka qenë i prirur për të shitur edhe disa lojtarë të tjerë, pasi gjermani po e përmirëson skuadrën e tij për sezonin e ri.

Blutë kanë grumbulluar talentë për vite me radhë, si Marco Van Ginkel, Davide Zappacosta dhe Oliver Giroud që të gjithë më në fund u larguan këtë verë pasi e kishin të vështirë të arrinin minuta të mjaftueshëm.

Sidoqoftë, Tuchel ende ka lojtarë në listën e tij që mund të largohen para mbylljes së afatit kalimtar që ndodhë nesër (e marte).

Daily Star ka përpiluar një listë me shtatë lojtarët e tjerë që mund të largohet nga kampioni në fuqi i Evropës.

Callum Hudson-Odoi është i lidhur me një kalim te Borussia Dortmundi në formë huazimi për dy vitet e ardhshme.

Në huazim mund të largohen edhe lojtarë si Ruben Loftus-Cheek, Ethan Ampadu e Charly Musonda.

Derisa në shitje mund të përfundojnë emra si, Ross Barkley, Danny Drinkwater e Lewis Baker. 



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme